Zullumi i importit
Sa herë shtrenjtohen çmimet në tregjet e huaja, shtrenjtohet edhe shporta e konsumit për një familje kosovare. Kështu, sepse varësia nga importi i lartë po e bën të veten. Për 3.4 për qind janë rritur çmimet e importit mes tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit 2010. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, rritja është për 7.9 për qind.
Për tregtarët kosovarë, kjo situatë nuk është diçka e jashtëzakonshme. Madje, ata thonë se pas vendimit të qeverisë për rritje të pagave, gjendja mund të bëhet edhe më e keqe në ditët ne vijim.
Pronari i rrjeteve të marketeve “ETC”, Ramiz Kelmendi, shpjegon se nuk duhet harruar krizën financiare dhe mungesën e prodhimit në Kosovë. Sipas tij, nëse do të ishte prodhuar më shumë në vend, atëherë ato para do të mbeteshin në Kosovë.
Veç kësaj, Kelmendit thotë se gjendja pritet të përkeqësohet edhe më në ditët vijim, pas vendimit të qeverisë për rritje të pagave.
“Me rritjen e pagave, rritet çmimi i atyre produkteve që kanë pasur ulje të çmimit të importit”, thekson Kelmendi. Sipas tij, kjo mund të vërehet posaçërisht në tekstil.
Edhe prodhuesi i lëngjeve natyrale, Bashkim Osmani, thotë se rritja e çmimit të lëndëve të para i ka sjellë shumë probleme kompanisë së tij.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...