Arrestohen tre policë bashkiak, ryshfet për ndërtime pa leje
22/03/2011 Në pranga dhe një civil
Dje në mesnatë antikorrupsioni i policisë së Tiranës ka arritur të vërë në pranga tre punonjës të policisë bashkiake të kryeqytetit. Për ta tashmë rëndon akuza e korrupsionit. Burimet saktësojnë se në këmbim të shumave të parave ata lejonin ndërtimet e paligjshme në kryeqytet. Në pranga mësohet se ka rënë dhe një person i cili duket se ka dhënë ryshfet në këmbim të lejes. Bëhet e ditur se të tre bashkiakët kishin grada në forcat e uniformave të bashkisë. Megjithëse operacioni është mbajtur në sekret të plotë, bëhet e ditur se shuma në këmbim të heshtjes shkonte nga 300 mijë lekë dhe deri në 500 mijë lekë. Gjithashtu mësohet se arrestet ndaj policëve bashkiakë kanë nisur prej orës 22 ndërsa përfunduan më 24 00. Po ashtu gjatë natës të ndaluarve u është komunikuar dhe masa e arrestit si dhe akuza e vendosur për ta. Në këtë operacion të arrestimeve dhe të hetimit kanë qenë forcat e antikorrupsionit në policinë e Tiranës. Të cilët kanë realizuar zbërthimin e skemës si dhe marrjen e provave përkatëse. Adem Cenmurati, Agustin Lekgegaj dhe Ylli Balaj mësohet të jenë tre punonjësit e bashkisë të ndaluar. Ndërsa Simon Braholli mësohet të jetë personi i cili ka dhënë ryshfet për të marrë miratimin në heshtje të ndërtimit të tij. Megjithatë duket se hetimet do të shtrohen edhe më tej në raste të tjera.
Mariglen Mullai