Fier, rezultojnë gjallë 48 të moshuar mbi 100 vjeç
22/03/2011 Procesi i listave të zgjedhësve, problem tek njerëzit mbi 1 shekullor
FIER- Në listat e gjendjes civile figurojnë 48 persona të moshës mbi 100-vjeç, të cilët pas verifikimeve rezultojnë se janë gjallë. Procesi i dublimit të listave të zgjedhësve ka nisur të shfaqë pengesa dhe bllokim të dhjetëra apo qindra emra të personave të moshës mbi 100 vjeç. Përgjegjësja e gjendjeve civile të qarkut Fier, Lumturi Mocka në një prononcim të saj është shprehur se sipas përditësimit të listave paraprake të zgjedhësve për zgjedhjet e majit të këtij viti, ka rezultuar një numër prej 166 persona të moshës 100 vjeçare në lista, por vetëm 48 prej tyre konfirmohet se janë gjallë, ndërsa për të tjerët është bllokuar procesi apo procedurat duke kërkuar për regjistrimin e tyre dokumentacionin përkatës për tu përfshirë në listën paraprake të përditësuar të votuesve.
Listat e zgjedhësve
Në të njëjtën kohë listës paraprake të zgjedhësve për rrethin Fier i janë hequr apo janë kryer 734 dublime të emrave të zgjedhësve. Për këtë arsye nuk mund të thuhet se sa është numri I saktë I zgjedhësve për rrethin Fier, pasi çdo ditë ka ndryshime. Për më tepër ky proces duket më pak I interesuar nga qytetarët dhe shumë pak kanë qenë kërkesat e tyre për korrigjim të emrit në listat paraprake të afishuara. “Jemi në fazën e përgatitjes dhe pastrimit të listave të zgjedhësve-ka thënë Mocka. Jemi në fazën e verifikimit sidomos për të moshuarit e moshës mbi 100 vjeç dhe po verifikojmë ekzistencën ose jo të tyre si dhe po kalojmë në një tjetër fazë atë të pastrimit nga dublimet”. Ndërkohë përditësimi i listave paraprake të zgjedhësve në rrethin Fier kryhet normalisht duke përcjellë çdo të dhënë dhe ndryshim në lista dhe të këtij procesi on-line në zyrat qendrore të drejtorisë së gjendjeve civile nga do të përpunohen edhe listat përfundimtare të zgjedhësve të cilat pritet të shpallen në 8 prill.