E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tre shqiptarët, vrasës të ish-argjendarit dhe nënës

Krimi ndodhi në natën mes 5 dhe 6 prillit në një vilë në periferi të qytetit të Peruxhias në Itali. Në pranga tre shqiptarë, të ndaluar në Tiranë dhe Romë. 

PERUGIA Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia, të akuzuar se kanë vrarë midis 5 dhe 6 prillit të vitit të kaluar, Sergio Scossa-n, 52 vjeç, dhe nënën e tij, Maria Raffaelli, 74, në vilën e tyre në periferi të Perugias. Bën të ditur gazeta italiane, “La Repubblica”. Sipas investiguesve, krimi i dyfishtë ndodhi gjatë tentativës për të vjedhur, e lidhur kjo me aktivitetin e ish-argjendarit. Hetimi u drejtua nga skuadra e lëvizshme e Perugia-s në bashkëpunim me Sco dhe Polposta. Dy arrestimet u kryen në Shqipëri dhe një në Romë.

Investiguesit italianë kanë arrestuar në Shqipëri në bashkëpunim me autoritetin e policisë dhe në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dy të dyshuarit; Artan Gjoka  24 vjeç dhe Ndrec Laska, 28, ndërsa është arrestuar në Romë, Alfons Gjergji, 27 vjeç.

Maria Raffaelli, 74 vjeç, dhe i biri, Sergio Scoscia, një ish-argjendar 52 vjeç, u vranë natën mes 5 dhe 6 prillit brenda banesës së tyre në Cenerente në hyrje të Perugia-s. Nga autopsitë doli që të dy i jananë qenë detyruar ti nënshtrohen dhunës së egër fizike, që provokoi vdekjen.

Hetimet kanë qenë tepër të rezevuara dhe komplekse, qoftë për mangësi dëshmish direkte, qoftë për masat e marra nga kriminelët, të cilët janë shfaqur si ekspertë në vjedhje dhe plaçkitje nëpër banesa, një bandë e vërtetë, e organizuar.

Por në fund, vëmendja është përqendruar tek tre shqiptarët dhe prokuroria, mbi bazën e të dhënave, bëri një kërkesë për lëshimin e urdhër-arresteve për ta. Dy prej vrasësve janë nisur me nxitim drejt Shqipërisë, dy ditë pas vrasjes, në 7 prill. Tani ata janë në një burg shqiptar në pritje për tu ekstraduar në Itali. I treti mbeti në Itali dhe u kap në Romë. /M.A./

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›