E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen tri vajza, i vodhën 150 milion lekë biznesmenit

Burime zyrtare thanë se në pranga përfunduan 18-vjeçaret, Oligerta Agushi dhe Laureta Komaku si dhe Afërdita Pepmarkaj, 19-vjeç, banuese në Tiranë. Ndërkohë, po procedohet në gjendje të lirë, G.J, 16 vjeç.

Pas një pune hetimore disa javore me synim për të zbardhur një vjedhje me shumë të konsiderueshme parash, ka rezultuar se këto shtetase në bashkëpunim me njëra– tjetrin, duke nisur nga muaji tetor i vitit të shkuar e deri në këtë muaj, kanë vjedhur banesën e shtetasit Avdyl Trojko, 42 vjeç, me banim në Tiranë.

Vajzat kanë vjedhur  shumën e parave prej 150 milion lekë të vjetra. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto shtetase autore të dyshuara, kanë realizuar vjedhjen e të dëmtuarit biznesmen, në dy etapa brenda harkut kohor të tre muajve të fundit. Pas marrjes së shumës së parave, këto shtetase i kanë shpenzuar ato, duke investuar e arreduar në dy dyqane të ndryshme parukerish si dhe duke u dhënë hua në formë borxhi shoqërisë së tyre.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash, të vjedhura në banesën e të dëmtuarit, një ambient dyqani parukerie rreth 50 m katror në rrugën “Hoxha Tasim", një apartament 60 m katror tek Xhamlliku.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “vjedhjes e kryer në bashkëpunim”, dhe “pastrimit të produktit të veprës penale“. /S.Ll/Start/

                                                                                             2012-01-06 11:17
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›