Arrestohen ushtaret per komplot ndaj Obames
Një grup i vogël ushtarësh nga Fort Stjuart në Xhorxhia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë arrestuar me akuzën se po planifikonin të vrisnin presidentin amerikan Barak Obama. Ata kishin vrarë më parë një kolegun e tyre dhe të dashurën e tij nga frika se mos ata i denonconin në polici. Grupi i terroristëve, kishte në plan të kryente sulme spektakolare, janë shprehur hetuesit, dhe madje dhe një atenta ndaj Obamës. Akuza këto të rënda por që në një farë mënyre janë konfirmuar nga rrezikshmëria e lartë e tyre. Grupi kundër shtetit, që hetuesit e kanë emrëtuar anarchist, ishte themeluar nga një nga ushtarët, i cili kishte përdorur sigurimin e jetës së gruas së tij, që kishte vdekur një vit më parë. Me 500 mijë dollarë ai kishte kryer financimet e para. Hetuesit kanë nisur të analizojnë ndërkohë dhe vdekjen e dyshimtë të bashkëshortes së tij. Ka qenë pikërisht Ajsak, i cili ka rekrutuar dhe ushtarë të tjerë të divizionit të tij. Fillimisht ai ka blerë armë dhe municione si dhe mjete të tjra me një vlerë pej 87 mijë dollarësh. Objektivi I tij i parë ishte marrja nën kontroll e Fort Stjuart për të marrë dhe municionet e bazës ushtarake, nëj atentat në një park ën Savanah, shkatërrimi i një dige si dhe helmimi i një mbledhjeje gruri. Një seri veprimesh që sipas hetuesve do të përfundonin me vrasjen e presidentit. Shumë nga akuzat janë të bvazuara në dëshminë e një ushtari tjetër, pjesë e organizatës, i cili ka pranuar bashkëpunimin me policinë duke dhënë detaje. Ka qenë pikërisht ai që ka rrëfyer dhe vrasjen e ushtarit Majkëll Roark dhe të dashurës së tij 17 vjecare. Organizata kishte frikë se ai mos rrëfehej dhe kështu u urdhërua eliminimi fizik i tyre. Por hetuesit janë ende në kërkim të ushtarëve të tjerë pasi mendohet se janë edhë më të shumtë ata që kanë pranuar të jenë pjesë e këtij plani.