Kolumbia e gatshme per paqe me Fark
Arritja e paqes me Farc, grupin e armatosur më jetëgjatë në Amerikën e Jugut dhe përfundimi i një konflikti që zgjat prej 50 vjetësh. Ky është objektivi që i ka vënë vetes presidenti i Kolumbisë Huan Manuel Santos. Një ditë më parë në Kubë është hartuar një document marrëveshjesh për të nisur një dialog. Hapi i parë i diskutimeve do të jetë në tetor në Oslo të Norvegjisë para se të finalizohet një marrëveshje e mundshme sërish në Havana të Kubës. Sipas presidentit kolumbian janë tre hapat që duhen ndërmarrë, fillimisht të mësohet nga gabimet e së kaluarës, dhënia fund e konfliktit si dhe prania ushtarake në cdo centimetër të vendit. Një pikë e rëndësishme e këtij plani është mos dhënia e zonave neutrale ashtu si ka ndodhur në të kaluarën, por një çarmatim graduak i forcave të Fark-ut. Në dialog është deklaruar I gatshëm për të marrë pjesë edhe grupi i armatosur historik në konliktin në Kolumbi, ELN. Por pas një sërë përpjekjesh, kolmbianët janë skeptikë për këtë premtim të radhës për dialog. Qytetarët mendojnë se u duhet bërë e qartë forcave të Farkut se ajo është bëjnë nuk është e ligjshme, është e padrejtë. Dhe para se të ulen në një tryezë bisedimesh ata duhet të dëshmojnë dëshirën për paqe. Konflikti në Kolumbi është përshkallëzuar dhe grupet e armatosura nuk kanë më një axhendë të tyren. Ata jetojnë me anë të trafikut të drogës dhe sekuestrime. Por dhe në parlamentin kolumbian, jo të gjithë bien dakord për një dialog me rebelët e Fark. Ish presidenti Uribe ka qenë i prerë në jo- në e tij për një dialog të mundshëm mes palëve.