E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen zjarrvenesit e banesave te romeve

TIRAN - Policia e kryeqytetit arrestoi dje dy persona te dyshuar si autore te djegies se barakave te familjeve rome ne afersi te Stacionit te Trenit ne kryeqytet si dhe debimit me force te tyre nga kjo zone. Gjate ketyre veprimeve tri gra rome mbeten te plagosura lehte ndersa disa prej banoreve rome akuzuan jo vetem se iu ishin djegur banesat dhe sulmuar e rrahur por edhe se iu ishin dhunuar grate.

Lajmi u be i ditur zyrtarisht dje nga policia e kryeqytetit nepermjet nje njoftimi te zedheneses se Policise. Klodian Vladi 22 vjec dhe kusheriri i tij Besmir Vladi 23 vjec te dy banues ne Tirane u arrestuan nga komisariati i Policise nr. 3 me akuzen e shkaterrimit te prones me zjarr dhe zjarrvenies duke shkaterruar teresisht barakat pershtatura per banim nga nje numer i madh familjes se komunitetit rom. Policia tha se personat dyshohet qe dy jave me pare iu kane vene flaken ambienteve ku strehoheshin rreth 45 familje te komunitetit rom prane Stacionit te Trenit ne afersi te tregut te zones.

Ngjarja per te cilen akuzohen dy te rinjte ndodhi me 20 shkurt te ketij viti kur te rinjte kane sulmuar dhe goditur me gure barakat ku banonin familjet e komunitetit rom. Sipas pretendimit te familjeve rome situata e tille ka vazhduar per me teper se pese dite rresht deri sa ne fund barakave ku strehoheshin iu vu flaka. Familjet rome bashke me femijet e tyre u detyruan te braktisnin zonen me qellim per te gjetur nje vend strehimi tjeter ne Tirane.


Policia tha se arriti te identifikoje te dyshuarit e krimit dhe te ata ne banesat e tyre. Sherbimet e Hetimit dhe te Parandalimit te Krimit te Komisariatit te Policise Nr. 3 Tirane bene te mundur kapjen e autoreve te demtimit te prones me zjarr plagosjes se lehte me dashje dhe prishjes se rendit e qetesise publike per Klodian Vladi 22 vjec Besmir Vladi 23 vjec banues ne Tirane - tha policia ne njoftimin e saj.

Ndaj tyre u mor masa e ndalimit pasi dyshohen se disa dite me pare ne zonen e Stacionit te Trenit ne Tirane pas nje konflikti per motive te dobeta kane plagosur lehte tre pjesetare te komunitetit rom dhe me pas kane shkaterruar me zjarr dy prej banesave te tyre. Djegia e banesave dhe debimi i romeve shkaktoi reagimin e disa shoqatave qe merreshin me trajtimin e tyre si dhe te disa ambasadave te huaja ne Tirane. Dashamir Bicaku

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›