E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapen 15 kilogram marihuane dy ne pranga

TIRAN - Dy persona nga Sukthi u arrestuan dje ne mengjes nga policia e kryeqytetit dhe 15 kilograme marihuane qe i drejtohej tregut te droges ne Titane u bllokuan gjate nje operacioni te koduar Kufiri Ndares III. Mustafa Zajmi 20 vjec dhe Edmond Kabetaj 23 vjec te dy banues ne Sukth te Durresit u arrestuan nga Antidroga e Policise se kryeqytetit ne oret e para te mengjesit te djeshem ne rrugen dytesore Durres-Tirane prane fshatit Marikaj.


Sipas policise dy personat ishin nen vezhgimin dhe ndjekjen e sherbimeve te antidroges per disa jave ndersa pritej qe keta te fundit te sillnin nje sasi te konsiderueshme marihuane ne Tirane. Sasi e droges sipas burimeve te policise kishte destinacion trafikimin dhe me pas shperndarjen ne Tirane tek shperndares te tjere si dhe perdorues te ndryshem.


Droga ne momentin e bllokimit u gjet u gjet e ndare ne disa pako. Sipas policise ajo ishte fshehur ne automjetin e markes Fiat me targa DR 4093 F e cila ishte ne pronesi te arrestuarit Mustafa Zajmi. Ndaj dy personave oficeret e policise moren masen e arrestit ne flagrance me akuzen e Prodhim shitje te lendeve narkotike ne bashkepunim. Policia tha se te arrestuarit dyshohet se e kane blere mallin tek disa persona nga Kruja te cilet ua kishin shitur te arrestuarve. Sipas policise edhe shitesit jane identifikuar prej saj dhe po punohet per arrestimin e tyre.



Vrau ne 2004 i denuari me 14 vite me pranga ne Rinas
TIRAN - Nje person i kerkuar per vrasje i denuar nga Gjykata e Fierit me 14 vite e tete muaj burg u ekstradua dje ne mesdite nga Mynihu i Gjermanise ku ishte arrestuar per llogari te shtetit shqiptar. Ledio Pogace 35 vjec nga Fieri i denuar me vendimin te 9 nentorit te vitit 2005 me 14 vite e 8 muaj burg per vrasjes me paramendim dhe armembajtje pa leje ishte arrestuar nga policia gjermane ne Mynih ndersa dje ai u transferua i prangosur ne Tirane. Sipas policise Pogace me 6 mars 2004 ka vrare me arme pistolete Gezim Tafen ne nje lokal ne qytetin e Fierit pas nje sherri te ndodhur ndermjet tyre. Ai mundi te largohej nga Shqiperia pas krimit duke mberritur ne Gjermani. Me 15 tetor te vitit 2010 ai u arrestua me qellim ekstradimi drejt vendit tone nga Mynihu.


Kerkohej per droge mberrin nga Gjermani i kerkuari
TIRAN - Kerkohej per posedim heroine ekstradohet ne Shqiperi nje vit pas shpalljes ne kerkim i dyshuari per 2.8 kilograme heroine. Ilia Bregu 34 vjec nga Leskoviku i Kolonjes ishte nen masen e sigurise arrest me burg ne mungese te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane pasi akuzohet per vepres penale Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Ilia Bregu dyshohet se ne se ne muajt shkurt-mars te vitit 2010 ne bashkepunim dhe me dy persona te tjere ka mbajtur me qellim tregtimi nje sasi prej 2815 g lende narkotike e tipit heroine. Disa muaj pas shpalljes se tij ne kerkim nderkombetar Bregu u arrestua nga policia gjermane ndersa dje u ekstradua drejt Shqiperise ku pritet ti nenshtrohet hetimit penal te tij nga prokuroria e Tiranes.

Vetura plagos nene e bir ndalohet autori
TIRAN - Nene e bir mbeten te plagosur rende te merkuren ne mbremje vone ne rrugen Don Bosko ne Tirane pasi ata u perplasen nga nje autoveture e markes Volkswagen me targa 622 KS 500 e drejtuar nga Gentjan Ferko 26 vjec banues ne Tirane. L. Plaka 41 vjece banuese ne Tirane mbeti e plagosur ne aksident bashke me te birin ndersa sipas policise ajo ka qene duke kaluar nga njeri krah i rruges ne krahun tjeter kur u perplas nga autovetura me targa te Kosoves. Policia ndaloi drejtuesin e automjetit me akuzen e shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor me pasoje plagosjen e rende te dy personave. Keta te fundit pas ndihmes mjekesore te marre kane kaluar rrezikun per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›