Arrestohet 16-vjeçari, vrau të atin se e rrinte
Një 16-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi vrau të atin e tij, duke e qëlluar me automatik. Adoleshenti është vënë në pranga në mesditën e ditës së djeshme, pas aksionit të policisë për kapjen e tij. I arrestuari Elton Lika deklaroi përpara hetuesve se ai e kishte vrarë të atin, pasi viktima, Ahmet Lika, e rrihte. “Vrava babanë, se më rrihte”, - kanë qenë fjalët e tij përpara hetuesve. Arrestimi i tij u krye nga forcat e komisariatit numër 4 në kryeqytet, në bashkëpunim me zyrën e vrasjeve. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e ditës së mërkurë në fshatin Mal Mnerr të Tiranës. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas marrjes së dëshmive të para, ka nisur nga puna për kapjen e autorit. Adoleshenti është kapur pranë fshati Linzë, në afërsi të repartit ushtarak. Aktualisht, 16-vjeçarit i është vendosur në dispozicion ndihma e një psikologu, si dhe e avokatit mbrojtës, ndërkohë po kryen veprimet procedurale, duke proceduar me masën e arrestit në flagrancë të tij, i dyshuar për konsumim të veprës penale të “vrasjes me dashje”.
Arrestimi
Pas identifikimit të autorit të vrasjes së 72-vjeçarit Ahmet Lika, agjentët e policisë kanë nisur menjëherë nga puna për arrestimin e tij. Ato kanë rrethuar zonën përreth në kërkim të 16-vjeçarit. Pas kryerjes së këtij krimi të rëndë ndodhur në ambientet familjare, autori i dyshuar 16-vjeçar është larguar nga vendi i ngjarjes, duke u fshehur në fshatin Linzë në Tiranë. Policia ka rrethuar zonën dhe ka arritur që të bjerë në gjurmët e tij. Adoleshentit i janë vënë prangat në Linzë, në afërsi të repartit ushtarak
ditën e djeshme, rreth orës 14:00, teksa ai po tentonte që t’iu largohej agjentëve të policisë. Ai është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit.
Ngjarja
Një sherr për motive të dobëta ka bërë që 16-vjeçari Lika të marrë armën dhe të vrasë babanë e tij 72-vjeçar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, rreth orës 21:00 në fshatin Mal Mner në Komunën Zall–Bastar. Sipas policisë, gjithçka ka nisur për një debat për motive të dobëta. Duket se situata është përkeqësuar edhe më, duke bërë që i riu të marrë automatikun, që mbahej në shtëpi dhe me të, të qëllonte të atin. Plumbat i kanë shkaktuar 72-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. Menjëherë adoleshenti është larguar nga vendi i ngjarjes. Familjarët janë përpjekur që t’i japin atij ndihmën e parë, por viktima nuk ka mbijetuar dot. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka marrë dëshmitë e para dhe ka shpallur në kërkim të riun.