Lajme Shkurt]
Në pranga dy persona, akuzohen për vjedhje
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e një makine. Ditën e djeshme specialistët e Seksionit të Posaçëm Kundër Vjedhjeve të Tjera kanë kryer arrestimin në flagrancë të shtetasve Luan Tare, 30 vjeç, dhe Edmond Koci, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas burimeve të policisë, arrestimi i tyre u krye, pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur automjetin tip “Benz” me targa të Tiranës në pronësi të shtetasit A.B., si dhe njëkohësisht kanë tentuar të vjedhin automjetin tjetër tip “Benz’, në pronësi të shtetasit A.L. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i
një çelësi, i cili shërbente për hapjen e automjeteve, dy pincave dhe një kaçavide. Të dy të arrestuarit janë shoqëruar për në ambientet e komisariatit, ku ata pritet të dalin përpara drejtësisë shqiptare me akuzën e vjedhjes.
Itali, arrestohen dy shqiptarë me 34 kg heroinë
Dy shqiptarë dhe një rumune janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me 34 kg heroinë. Karabinierët bënë një operacion antidrogë ditën e djeshme në La Spezia. Droga u gjet në një apartament në lagjen “Migliarina”, në periferi të qytetit. Në prangat e policisë italiane ranë 22-vjeçari Rudian Kapidani, që banonte në Masa, me leje të rregullt qëndrimi dhe Elton Kulla, 26 vjeç, i cili qëndronte në Itali pa dokumente. Gjithashtu nga karabinierët u arrestua edhe rumunia Isabela Elena Mihailescu, 22 vjeçe. Ajo qëndronte në një apartament fqinjë. Nga kontrolli i kryer u gjetën gjysmë kilogram heroinë, një pistoletë dhe 22 mijë euro. Sipas policisë italiane, droga vinte nga Ballkani, për t’u shpërndarë më pas në tregun vendas. Të arrestuarit janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, ku pritet të dalin përpara drejtësisë italiane, me akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.
Librazhd, vetëhelmohen dy gra, humb jetën një 46-vjeçare
Dy gra tentuan t’i japin fund jetës, duke u vetëhelmuar në rrethin e Librazhdit. Mjekët kanë arritur që t’i shpëtojnë jetën një 30-vjeçareje, ndërsa nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për një grua 46 vjeçe, e cila kishte pirë helm bujqësor.
Me gjithë ndihmën e parë dhe intensive të bërë nga mjekët e spitalit, ajo nuk mundi të mbijetojë dhe rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, ndërroi jetë. Ndërsa nëna e tre fëmijëve ia ka dalë që të shpëtojë, pas ndërhyrjes së bluzave të bardha. Ajo kishte pirë një kimikat bujqësor, por ndërhyrja e njërit prej fëmijëve, djalit të madh që i kishte hequr shishen nga goja dhe shpejtësisë së dërgimit në spitalin e Përrenjasit, bëri që t’i mbijetonte vdekjes.
Sarandë, banorët e Kakomesë kundërshtojnë punimet në fshat
Banorët e Nivicës kanë kundërshtuar sërish futjen e makinerive në Kakome për ndërtimin e fshatit turistik. Qindra banorë u mblodhën në krye të rrugës kryesore, të gatshëm të qëndrojnë aty, deri sa firma të tërheqë mjetet e veta. Ndërkohë që kjo e fundit garanton se ka marrë lejen dhe është në kohën e duhur për të nisur punën. Protestuesit deklarojnë të vendosur se nuk do të lejojnë ndërtimin e fshatit, pasi aty ata kanë pronat tona. Vetëm pak kohë më parë ata propozuan që të jenë bashkëpronarë në ndërtimin e fshatit turistik dhe të kishin një marrëveshje si aksionerë të tij. Në fillim të korrikut të këtij viti, KRRT-ja e Qarkut të Vlorës miratoi zgjatjen e afatit të lejes së ndërtimit për fshatin turistik të Kakomesë.
Gjirokastër, ndalohen dy persona, akuzohen për kalim të paligjshëm
Policia Kufitare e Gjirokastrës arrestoi dy persona, të cilët akuzohen për kalim ilegal të dy shtetasve. Sipas burimeve të policisë, Kovaç Yzeiraj, 36 vjeç dhe Kahreman Meçaj, 31 vjeç, lindur dhe banues në rrethin e Fierit, u ndaluan në pikën kufitare të Kakavijës, teksa po tentonin të kalonin drejt Greqisë dy shtetas, burrë e grua, me dokumente jo të rregullta. Shtetasja M. XH. do të kalonte kufirin me pasaportën e bashkëshortes së shtetasit Kovaç Yzeiraj, ndërsa bashkëshorti i saj do të përdorte dokumentet e një shtetasi tjetër me ngjashmëri, të cilat i kishte siguruar shtetasi Kahreman Meçaj. Mësohet se punonjësit e Shërbimit Kufitar bllokuan në cilësinë e provës materiale katër dokumente të tjera të falsifikuara, si dhe katër celularë.
Korçë, arrestohet 52-vjeçari, kërkohej nga policia
Policia e Korçës ka arrestuar një person, i cili akuzohet për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë. Agjentët vunë në pranga Zamir Sinon, i cili ishte shpallur person në kërkim. Për të është vendosur masa e sigurisë arrest në burg. Policia e arrestoi Sinon, pasi ai në datën 26.10.2007, rreth orës 09:30, në qendër të fshatit Miras ka goditur me armë thikë shtetasin Agim Dule dhe pas kryerjes së krimit është larguar. Ndërkohë në prangat e policisë së qarkut Korçë ka rënë edhe një tjetër person i kërkuar, Aurel Gjata. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka plagosur një person. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg.
Itali, shtatë shqiptarë në pranga, goditet banda e drogës
Policia italiane ka arrestuar shtatë shqiptarë, të cilët akuzohen për tregti të lëndëve narkotike. Në prangat e karabinierëve italianë ranë 22 persona, të cilët dyshohen se janë anëtarë të një organizate të specializuar në trafikun e kokainës dhe heroinës. Rreth 100 agjentë të Skuadrës të Lëvizshme të Veronës ekzekutuan 22 urdhër arrestet me burg në Veneto, Lombardi dhe Trentino. Hetimet e policisë italiane kishin nisur në janarin e vitit të kaluar dhe zbuluan se organizata importonte kokainë dhe heroinë që shpërndahej në Italinë e Veriut, deri në 2 kg drogë në javë, duke siguruar një fitim prej disa qindra-mijëra eurosh. Sipas hetuesve, më pas këto para transferoheshin në vendet nga vinte kokaina. Organizata, sipas policisë italiane, karakterizohej nga përbërja e shumëllojshme etnike dhe anëtarët e saj punonin si një e tërë dhe jo të ndarë në grupe të tjera, siç ndodh zakonisht në këto raste. Gjatë hetimeve janë identifikuar qindra blerës të kokainës dhe heroinës, të rritur dhe adoleshentë, sa studentë aq dhe punëtorë, të punësuar dhe profesionistë. Të arrestuarit janë shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara drejtësisë.
Tiranë, vret veten me pushkë, gardiani i burgut të Vaqarit
Një punonjës i burgut të Vaqarit ka qëlluar veten me pushkë, duke humbur jetën në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Jordan Misja” të kryeqytetit.
Sipas burimeve të policisë, dje rreth orës 10:30 në ambientet e banesës së tij, shtetasi Përparim Gjyshja, 44 vjeç, ka qëlluar me armë tip pushkë veten e tij, duke gjendur dhe vdekjen e menjëhershme. Familjarët të cilët e kanë gjetur atë të shtrirë në dhomë, janë përpjekur të japin ndihmën e parë, por nuk ia kanë arritur, pasi plaga që ai kishte marrë, kishte qenë vdekjeprurëse.
Menjëherë në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet policore të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, si dhe specialistët e Seksionit të Posaçëm Kundër Krimit Ndaj Jetës dhe Shëndetit, si dhe u formua grupi hetimor për të hetuar mbi këtë ngjarje. Nga hetimet paraprake të kryera rezultoi se viktima ishte punonjës pranë burgut të Vaqarit. Aktualisht nga ana e specialistëve dhe e grupit hetimor është duke u punuar, për të sqaruar më tej rrethanat që kanë çuar viktimën të ndërmarrë këtë akt.