Hiqet edhe treni i linjës Shkodër-Tiranë
Duke nisur që nga mëngjesi i ditës së sotme, në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë dhe në atë Tiranë-Shkodër do të jenë 2 trena udhëtarësh më pak. Vendimi për reduktimin e tyre është marrë nga Bordi Drejtues i Hekurudhës së Shqipërisë (HSH) disa ditë më parë. Treni i reduktuar në aksin Durrës-Tiranë dhe anasjelltas i përket orës 06 e 40 të mëngjesit dhe shfrytëzohej më tepër nga ana e studentëve durrsakë, të cilët ndjekin studimet në kryeqytet. Treni kthehej nga Tirana në drejtim të Durrësit në orën 11 e 45.
Ndërsa nga linja Tiranë-Shkodër është hequr treni që nisej nga kryeqyteti në orën 10:00 dhe kthehej nga kryeqendra e veriut të vendit në orën 13 e 45. Studentët durrsakë kanë reaguar për këtë ndryshim të orarit të udhëtimeve. Ata kanë dërguar një shkresë pranë DPH me anë të së cilës kërkojnë tërheqjen e këtij vendimi.
Bordi merr vendim
Bordi Drejtues i HSH-së përbëhet nga 6 specialistë dhe është atashuar pranë Ministrisë së Transporteve. Të gjithë anëtarët e tij janë nga Tirana. Disa ditë më parë, ky bord, me qëllim kursimin e karburantit dhe ruajtjen e mjeteve hekurudhore nga amortizimi, vendosi të hiqte nga qarkullimi një tren të linjës Durrës-Tiranë dhe anasjelltas, si dhe një tren nga linja që lidh Tiranën me Shkodrën. Vendimi ka hyrë në fuqi sot në mëngjes e për këtë arsye treni i orës 06 e 40, i cili nisej nga Durrësi, nuk funksionon më. Me këtë garniturë lëviznin më tepër studentët nga qyteti i Durrësit të cilët ndjekin studimet në Tiranë. Mbi 40 prej tyre kanë dërguar në DPH një kërkesë e cila mban firmat e gjithsecilit prej tyre. Ata kërkojnë rivendosjen në linjë të këtij treni.
280 studentë me abone
Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Zamir Ramadani, tha për “standard” se “e di se kjo nuk është e mirë, po ky ishte vendimi i Bordit Drejtues, jo imi. Studentëve tashmë u ka mbetur vetëm një alternativë, për të udhëtuar në mëngjes me anë të hekurudhës, me trenin e orës 06 e 10 minuta”. Janë mbi 280 studentë të cilët kanë prerë abone dhe kanë zgjedhur trenin për të vajtur dhe për t’u kthyer nga Tirana. Treni është mjet ekonomik për një kategori studentësh, pasi një vajtje-ardhje kushton 60 lekë nga 300 lekë që kushton udhëtimi me furgon. Sipas një studimi të kryer nga hekurudhorët, rezulton se për një rrugë vajtje-ardhje treni shpenzon 115 litra naftë D2. Ajo në momentin më të shtrenjtë të arit të zi sigurohej me 120 lekë litri. Pra, ajo që kursehet nga reduktimi i kësaj garniture, është shuma prej 18 mijë lekësh në ditë.