E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, bie nga shtylla, humb jetën elektricisti

Një 48-vjeçar ka humbur jetën, pasi u rrëzua teksa punonte në Durrës. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme gjatë paradites në qytetin bregdetar. Elektricisti Lulëzim Velia ishte duke bërë disa rregullime në një shtyllë tensioni, kur është rrezuar papritur. Duket se përplasja ka qenë fatale për të, pasi ai ka marrë goditje të forta, duke humbur jetën. Ndaj tij është dhënë menjëherë ndihma e parë, por 48-vjeçari nuk ka mbijetuar dot. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka marrë dëshmitë e para në vendngjarje. Nga ana e policisë u kryen veprimet e para hetimore, ndërsa vazhdon kryerja e ekzaminimeve të mëtejshme për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. 48-vjeçari është viktima e tretë me profesion elektricist, që humb jetën në qytetin bregdetar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›