Arrestohet trafikanti me 40 kg hashash, i veshur si polic
Kishte menduar që të kalonte kontrollet e policisë, duke u veshur si polic rrugor, por arrestohet nga agjentët me 40 kg hashash. Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë Astrit Kermezon, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë, dyshohet se droga e kapur është e prodhuar në Lazarat. Agjentët realizuan kështu operacionin “Vazhdimi”, që përfundoi me arrestimin e një 23-vjeçari. I riu është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit, ku pritet të dalë përpara drejtësisë shqiptare, ku do të përballet me akuzat e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë, ky operacion ishte vazhdim i atij të bërë disa ditë më parë, ku u arrestua një tjetër person, që transportonte lëndë narkotike.
Arrestimi
23-vjeçari ishte duke udhëtuar në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë me makinën e tij. Një postbllok i agjentëve i ka bërë shenjë që i riu të ndalojë. Policët i kanë kërkuar që ai të zbresë nga makina dhe kanë filluar që të kontrollojnë automjetin. I riu kishte menduar edhe një plan për t’iu shmangur shqetësimeve dhe kontrolleve që mund të vinin nga ana e policisë. Ai kishte vendosur një tabelë të Policisë Rrugore, në pjesën e parme të makinës, si dhe kishte veshur një jelek fosforeshent, të cilin e përdorin efektivët e Policisë Rrugore. Në këtë mënyrë, ai do të linte përshtypjen se ishte pjesë e policisë dhe nuk do të bezdisej nga “kolegët” e tij. Megjithatë, sipas burimeve të policisë së Gjirokastrës, ishin marrë informacione në rrugë operative për transportimin e drogës. Dhe pas kontrolleve të kryera, uniformat blu kanë arritur që të gjejnë të fshehur në pjesën e pasme të makinës katër pako të mëdha me marijuanë. Menjëherë ndaj të riut i janë vënë prangat dhe ai është shoqëruar për në ambientet e paraburgimit.
Hetimi
Policia e Gjirokastrës kishte disa ditë që po hetonte këtë rrugë të trafikimit të lëndëve narkotike. Vetëm pak ditë më parë ajo kishte mundur që të kapte një sasi tjetër droge. Agjentët organizuan operacionin “Vazhdimi”, ku arritën që të bllokojnë 40 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Droga ishte mbështjellë me letër natriban në ngjyrë kafe dhe e tërë sasia peshonte 40 kilogramë. Gjithashtu, 23-vjeçarit i janë sekuestruar edhe 41.500 lekë të reja.
Sipas policisë, droga dyshohet se vinte nga Lazarati. I arrestuari Kermezo do të duhet të përballet tani me drejtësinë shqiptare për akuzat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.