E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 18-vjecari kerkohej per plagosje

Konflikti

Nje muaj pas nje plagosje te kryer prej tij policia e ka vene ne pranga. Behet fjale per Enis Mucen 18 vjec i cili ka plagosur nje shokun e tij me 22 tetor te ketij viti. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes thane se nga sherbimet e Komisariatit Nr. 2 u realizua kapja e shtetasit ne kerkim Enis Reiz Muca 18 vjec banues ne Tirane pasi ishte person i shpallur ne kerkim me date 25 tetor 2010 per plagosje te rende. Sipas te dhenave hetimore ngjarja ka ndodhur me date 22 tetor 2010 ne Institutin Bujqesor. Per veprime te metejshme shtetasi i mesiperm iu kalua Seksionit Kunder Krimeve ndaj Jetes dhe Lirise se Personit. Policia tha se ai eshte marre ne pyetje ne lidhje me kete veper penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›