Legalizimi i viles kapet sekseri dhe shpetojne zyrtaret
Hetimi i nje ceshtje korrupsioni i nisur qe pese muaj me pare ka perfunduar dje me arrestimin e nje sekseri i cili ka marre 3 milione leke te vjetra per te bere legalizimin e nje vile ne periferi te Tiranes. Ai kishte kontakte me zyrtaret e legalizimeve pasi kishte njohje me disa prej tyre por qe nuk i eshte vertetuar nese ai ka nderhyre tek ata per te legalizuar vilen per te cilen kishte marre ryshfet. Ne keto kushte policia e kryeqytetit ka vene ne pranga Halim Konin 47 vjec duke e arrestuar per vepren penale te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksionet publike.
Zyrtaret e Policise se Tiranes deklaruan se seksioni kunder korrupsionit ne bashkepunim me njesine hetimore Task-Force prane prokurorise se rrethit pas nje hetimi disamujor finalizuan operacionin policor te koduar Vila. Per kete procedim penal te nisur gjate ketij viti rreth pese muaj me pare dhe i regjistruar per konsumim te vepres penale te Ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike bene te mundur arrestimin ne flagrance te shtetasit Halim Dalip Koni 47 vjec lindur dhe banues ne Tirane. Ky person u kap ne flagrance rreth ores 15.00 te se djeshmes duke marre ne menyre te kunderligjshme shumen e parave prej 300 mije lekesh te reja ne kembim te legalizimit te baneses se nje personi me vendndodhje ne periferi te kryeqytetit. Ne cilesine e proves materiale u sekuestrua shuma e parave e dyshuar si e perfituar nga kjo veprimtari si dhe nje sere provash te tjera te rendesishme per hetimin.
Nderkaq vazhdon puna e grupit te hetimit per identifikimin dhe venien perpara pergjegjesise ligjore edhe te personave te tjere te implikuar ne kete veprimtari te kunderligjshme qe lidhet me perfitimin e shumave te parave kundrejt legalizimit te ndertimeve ne qytetin e Tiranes. Sipas te dhenave pronarit te viles pa leje i ishin kerkuar keto para per te perfituar legalizimin. Koni mesohet se ka kontaktuar me disa zyrtare qe kishte njohje te meparshme por nuk eshte vertetuar pjesemarrja e tyre ne kete aktivitet te paligjshem. Policia tha se vec personit te arrestuar jane shoqeruar edhe disa te tjere por jane lene serish te lire.