Fshiheshin si gazetare realizonin kontrabande
Nen petkun e gazetarit kryhej kontrabande mallrash. Behet fjale per nje person i cili dyshohet se duke perdorur mjetet me logon e nje radioje private ai transportonte mallra te ndryshme kontrabande nga Tirana per ne disa qytete te tjera. Drejtoria e Policise se Tiranes ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve e ka zbuluar kete rast duke realizuar operacionin Cosmo Market. Sipas informacioneve te marra per nje radio private qe magazinonte dhe tregtonte mallra te ndryshem si parfume kancelari pije alkoolike dhe aksesore te tjere pas kontrollit te ushtruar eshte dokumentuar fakti qe keta mallra ishin totalisht te pashoqeruara me fatura tatimore. Gjithashtu ky subjekt mallrat dyshohet se i transportonte ne te gjithe territorin e vendit tone me ane te shtate automjeteve te cilat ishin me mbishkrimin e medias. Keto mjete perdoreshin per te transportuar mallra dhe ne te njejten kohe edhe per maskimin nen petkun e gazetarit. Gjate operacionit jane konfiskuar dhe sekuestruar mbi 250 lloje te ndryshme asortimentesh vlera totale e te cilave arrin ne 103 milione leke te vjetra. Per kete eshte proceduar penalisht ne gjendje te lire Gazmir M. 38 vjec nderkohe qe vazhdojne hetimet e metejshme. Gjate periudhes 20-24 nentor 2010 sektori i zbatimit task-force prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve ne Tirane kane kryer 7 konfiskime te mallrave te pashoqeruar me dokumentacion te sakte tatimor me vlere 571 mije leke.