Tirane kapen me kokaine pranga dy te rinjve

Dy te rinj jane arrestuar diten e djeshme ne kryeqytet nga agjentet e Antidroges dhe eshte sekuestruar nje sasi lende narkotike e llojit kokaine. Sipas burimeve zyrtare jane arrestuar ne flagrance Euklid Zanaj 21 vjec dhe Bruno Shametaj te dy banues ne Tirane. Dy te dyshuarit jane ndaluar nga forcat e rendit ne rrugen Bardhyl dhe gjate arrestimit u eshte gjetur e sekuestruar 44.2 grame kokaine e mbeshtjelle me ambalazh. Lenda narkotike se bashku me dy telefona celulare jane sekuestruar ne cilesine e proves materiale. Ndersa policia eshte duke vijuar hetimet per te gjetur prejardhjen e kokaines dhe personave te tjere qe mund te jene te perfshire ne ngjarje. Nje 20-vjecar tjeter eshte kapur ne flagrance diten e djeshme nga policia me nje sasi lende narkotike te dyshuar te llojit hashash. Sipas burimeve i dyshuari Mario Avdiaj eshte arrestuar ne rrugen Ramazan Demneri pasi gjate kontrollit te ushtruar nga forcat e rendit i jane gjetur 0.8 g hashash. Lenda narkotike eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale se bashku me nje thike me dy tehe preres.