Arrestohet 22-vjeçari, ua vidhte njerëzve varëset nga qafa

Arrestohet, foto arkiv
Një 22-vjeçar, i cili ua vidhte njerëzve nga qafa varëset e floririt ka rënë në prangat e policisë.
Jetmir Voka, 22 vjeç nga Kavaja është autor i të paktën tre grabitjeve të tilla të dokumentuara, të kryera në qytetin e Kavajës.
Ai i grabiste varëset e floririt nga qafa njerëzve në rrugë dhe largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, është shpallur në kërkim shtetasi E.E si bashkëpunëtor i Vokajt. Mbi ta rëndon akuza e vjedhjes me dhunë. /E.L/