E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore, Stano: Mbani premtimin

BRUKSEl- Zedhenesi i eurokomisionerit Stefan Fyle i ka kujtuar Shqiperise zbatimin e marreveshjes se nentorit mes dy partive te medha, duke mbyllur me sukses reformen zgjedhore.

“Data 24 nuk ka mbaruar ende. Sidoqoftë koha po ecën me shpejtësi, reforma është komponent kryesor i marrëveshjes së nëntorit dhe zbatimi është element i rëndësishëm për konsolidimin e dialogut. Në këtë kontekst dhe në këtë frymë kemi inkurajuar Shqipërinë dhe liderët politikë për të përmbushur ato pak cëshje që Shqipëria duhet të përmbushë. Nuk duhet të humbasë më shumë kohë, sepse ka ende punë për të bërë, për të përmbushur 12 kriteret përpara opionit të komisionit europian, tha Peter Stano.

Sipas tij, eshte koha qe premtimi qe Fyle mori ne Tirane per permbylljen e reformes zgjedhore te mbahet.

Fyle tha që data 24 është ditë e rëndësishme për të përmbyllur reformën elektorale, thashë që data 24 nuk ka mbaruar ende. Fyle u sigurua nga kryeminstri dhe lideri i opozitës për përmbylljen e reformës elektorale. Ne presim që premtimi të mbahet, kemi nxitur drejtuesit shqiptarë për ta mbyllur këtë cështje sepse ka më shumë punë për të bërë për të plotësuar 12 prioritetet- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›