Policia merr ne mbrojtje dy gra
TIRANE - Dy gra jane vene nen mbrojtjen e policise pasi, ndaj tyre ishte ushtruar dhune sistematike, njera nga djali dhe tjetra nga bashkeshorti. Policia e Tiranes ka bere te ditur se, Komisariati numer 3, si dhe Komisariati i Kavajes kane plotesuar urdher-mbrojtjet per dy grate, njera me inicialet F. K., 51 vjece, pasi dhunohej nga djali i saj 22-vjecar Ibrahim K., si dhe per gruan tjeter K. Xh., 36 vjece, pasi ishte rrahur sistematikisht nga bashkeshorti i saj. Ishin vete grate qe kane bere denoncimet tek uniformat blu dhe pastaj ndihmes specialistet e policimit ne komunitet prane komisariateve, qe ne zbatim te ligjit numer 9669, te dates 18 dhjetor 2006 "Per masat ndaj dhunes ne marredheniet familjare", kane plotesuar kerkese-padine per leshimin e urdhrit te mbrojtjes, per dy qytetaret.
Tirane
Pasi ishte dhunuar sistematikisht nga i biri i saj, dibrania 51-vjecare me inicialet F. K., nuk ka duruar me dhe i eshte drejtuar policise. Ajo ka shkuar ne Komisariatin numer 3, ku ka deklaruar se, djali i saj Ibrahim K., 22 vjec e kishte rrahur prej disa kohesh. Ajo ishte munduar qe te mos binte pre e dhunes se 22-vjecarit, por ai sa here qe shkonte ne shtepi e godiste. Burime nga policia thane gjate dites se djeshme se, shkaku i dhunes ishte konsumimi i alkoolit nga i riu. Ai shkonte ne gjendje te dehur ne shtepine e tij. I ndodhur ne gjendje te tille, e ema e tij kundershtonte por 22-vjecari, nxehej dhe e godiste 51-vjecaren. Policia tha se, ka derguar ceshtjen ne gjykate, e cila do te vendose per masat qe do merren me pas.
Kavaje
Nje tjeter rast i dhunes ne familje eshte denoncuar ne qytetin e Kavajes. 36-vjecarja me inicialet K. Xh., ka denoncuar ne polici, bashkeshortin e saj Haki Xh., se ushtronte dhune sistematike ndaj saj. Ne polici 36-vjecarja ka treguar se, ishte dhunuar prej vitesh nga bashkeshorti i saj. Ne deshmine e dhene, ajo ka deklaruar se xhelozia dhe alkooli qe konsumonte bashkeshorti, ishin shkaqet kryesore qe ndaj saj ushtrohej dhune. Uniformat blu kane leshuar dy urdhrat e mbrojtjes. Nderkaq qe ceshtja i ka kaluar gjykatave respektive, te Tiranes dhe Kavajes qe do te marrin masa te metejshme.
A. Cena