I dehur, rreh dhe kanos grupin e gatshem
Fier - Arrestohet pasi ne gjendje te dehur kundershton dhe godet policet. Burime zyrtare nga Policia e Fierit, thane se, kane vene ne pranga Bujar Ferkon 45 vjec, pasi ka perdorur dhune ndaj kater uniformave blu te grupit te gatshem, te Komisariatit te Fierit. Dy dite me pare, Ferko ka qene ne nje lokal prane shkolles se mesme te muzikes duke konsumuar alkool me nje te njohurin e vet. Me pas ata kane debatuar mes tyre, pohojne burimet policore fierake. Nje prej klienteve te lokalit ka njoftuar 129, sherbimin policor pa pagese dhe ne lokal ka shkuar nje automjet i policise, me kater police te grupit te gatshem. Nderhyrja e policise ne lokal ka qene e veshtire pasi 45-vjecari kishte konsumuar alkool dhe ka reaguar ndaj nderhyrjes se policeve. Ai nuk i eshte bindur urdhrit te tyre per ta shoqeruar, por i ka kundershtuar duke i qelluar dhe duke i keputur kopsat e uniformes qe kishin veshur. Policia tha se, ne gjendje qe ishte Ferko, ka vazhduar te shkaterroje dhe tavolinat dhe karriget, qe gjendeshin ne dhomen ku u fut ai.
Xh. B
Xh. B