E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 23-vjeçari, shiste drogë në shkollë

Konsumimi i drogës në shkolla
tashmë mbetet edhe një ndër
problemet kyçe të policisë
kryeqytetase, e cila ka nisur punën për
parandalimin dhe minimizimin e këtij
fenomeni. Jo më larg se dy net më parë,
antidroga ka arrestuar një nga shpërndarësit
e drogës në një nga shkollat e
kryeqytetit, të cilit i është sekuestruar
më shumë se 600 gramë kanabis. Sipas
policisë, përgjatë orëve të vona të
mbrëmshme, specialistët e Seksionit
Kundër Drogës pranë strukturave të
Hetimit të Krimit në Policinë e Tiranës,
kryen arrestimin në flagrancë të 23-
vjeçarit Brunis Shaqja, lindur e banues
në Tiranë. Arrestimi i tij u krye sepse rreth
orës 23:00 të së mërkurës, u kap në flagrancë
në afërsi të rrugës "4 Dëshmorët"
në Tiranë, ku pas një kontrolli personal
iu gjet një qese farmaceutike me
kanabis. Falë grumbullimit të informacioneve
të vlefshme mbi këtë person, u
arrit të dokumentohet se ai merrej me
shitjen dhe shpërndarjen e lëndës
narkotike e llojit kanabis sativa pranë
shkollës së mesme të përgjithshme
"Partizani" në Tiranë. Gjatë kontrollit të
ushtruar në banesën e tij u gjetën edhe
264 qese farmaceutike, me bimë narkotike.
Policia tha se në cilësinë e provës
materiale janë sekuestruar, 658 gramë
bimë narkotike, e dyshuar kanabis, e
ndarë në 265 porcione dhe e ambalazhuar
në qese farmaceutike. Policia tha
se dosja me materialet në ngarkim të
Brunis Shaqjas u përpilua dhe i ka kaluar
Prokurorisë së Tiranës, si i dyshuar për
konsumim të veprës penale të "prodhimit
dhe shitjes së lëndëve narkotike".
Sipas policisë, një qese e tillë shitej nga
700 deri në 1500 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›