E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk lante dot borxhet, vetëvritet

Në 57-vjeçar nga fshati
Jatesh i Elbasanit i ka
dhënë fund jetës duke
pirë bar miu. Ngjarja, sipas burimeve
zyrtare të policisë, ndodhi
natën e së mërkurës në fshatin
Jatesh, rreth 12 kilometra larg
qytetit të Elbasanit. Ishin familjarët
ata që kanë gjetur në gjendje
të rëndë 57-vjeçarin A. Tafa
dhe e kanë nisur urgjentisht për
në spitalin e Elbasanit. Rreth
orës 23:45, sipas mjekut Behar
Gjevori, i vetëhelmuari është
paraqitur në spital në gjendje të
rëndë dhe me gjithë ndërhyrjen
e menjëhershme, ai ka gjetur dje
vdekjen në orën 01:00. Nga ana
e policisë kanë nisur hetimet për
këtë ngjarje dhe nga të dhënat
rezulton se burri i ka dhënë fund
jetës për shkak të borxheve të
shumta, që nuk kishte mundësi
t‘i shlyente.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›