Paralizohet puna edhe ne palen shqiptare
Greva e pales greke ka paralizuar totalisht kalimin drejt shtetit fqinj Greqise. Nga bllokimi i doganave greke ka bere te pamundur qe te vijoje puna edhe ne palen shqiptare. Greva e punonjesve te doganes greke ne te gjitha pikat qe lidhin vendin tone me shtetin helen vijon prej 3 ditesh. Ne piken kufitare te Kakavijes ende nuk ka asnje afat te percaktuar lidhur me kohezgjatjen e kesaj greve. Udhetaret deklarojne se kjo greve i ka shkaktuar mjaft probleme. Autoritetet doganore ne kete pike kufitare sqarojne se greva eshte njoftuar se do te zgjase 4 dite. Qe prej ores 700 te mengjesit te djeshem asnje mjet nuk eshte lejuar qe te kaloje permes Kapshtices. Keshtu per 4 dite me radhe do te lejohet vetem kalimi i udhetareve.