E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 26 vjecarja grabiti turistin

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë për grabitjen e banesës së shtetasit turk javën e kaluar. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të policisë që thanë se Vjolinda Bakalli nga Elbasani në bashkëpunim me Erlind Gega nga Fieri dhe Erges Duka nga Elbasani, të dy të arrestuar tashmë, kanë vjedhur në lagjen “Beqir Dardha” të Elbasanit, banesën e S. Erbir, 38 vjeç, shtetas turk.
Ngjarja ka ndodhur në 21 shkurt dhe policia sekuestroi një laptop, një telefon celular, dy usb, dokumente turke të personit, një sasi të konsiderueshme parash si dhe një automjet me targa gjermane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›