Statusi, Juppe: 27 ministrat e BE mbështesin Serbinë
BRUKSEL- Ministrat e jashtëm të BE-së janë pajtuar për hapin e parë kryesor në dhënien e statusit të kandidatit Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe.
“Sot kishin një marrëveshje”, u ka thënë Juppe gazetarëve gjatë një pauze të takimit ministror që po mbahet në Bruksel, transmeton AFP.
Vendimi formal për dhënien e kandidaturës pritet të jepet nga ministrat për Çështje Evropiane të martën, ndërsa verdikti final jepet në një samit të BE-së më 1 dhe 2 mars.
“Të paktën nuk kishte kundërshtime tjera sot”, ka thënë Juppe.
“Kjo do të inkurajojë Beogradin që të bëjë përparim në rrugën drejt riafrimit me BE-në”, ka thënë ai, edhe pse sipas tij, ka ende punë për t’u bërë.
Disa ministra të jashtëm të BE-së kanë folur në favor të dhënies së kandidaturës.
“Serbia i ka përmbushur kushtet për statusin e kandidatit”, ka thënë ministri i jashtëm i Suedisë, Karl Bildt.
Ngjashëm është shprehur edhe homologu i tij belg, Didier Rajnders, i cili është zotuar se do të mbështesë Beogradin.
Ndërkaq, ministri çek Karel Shvarzenberg ka shprehur shpresën se “do të ketë një marrëveshje pozitive”.
Beogradi forcoi shanset e tij për të fituar kandidaturën pas marrëveshjes për bashkëpunim rajonal që arriti me Kosovën të premten e kaluar.
Sipas marrëveshjes, Kosova mund të marrë pjesë në takimet rajonale, si anëtare me të drejta të plota si shtetet tjera, por nën fusnotën, e cila përmend rezolutën 12 44 dhe Deklaratën e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
(ma.ar/koha/BalkanWeb)