E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni per eshtjet Sociale pro ndryshimit te statutit te invalideve

Të verbërit dhe para e tetraplegjikët do të përfitojnë kompensim të faturave të energjisë elektrike dhe të telefonisë fikse, por për masën, kriteret dhe procedurat e përfitimit do të vendos Këshilli i Ministrave.
Komisioni parlamentar i Çështjeve Sociale miraton vetëm me votat e mazhorancës ndryshimet në statusin e të verbërit dhe invalidit para e tetraplegjik. Projektligj ky që sipas Ministrisë së Punës do t’i japë fund abuzimeve me këto pagesa, pasi sipas listave që ka në dipozicion kjo ministri, rimbursim për energjinë duhet të përfitojnë rreth 18 mijë persona, ndërkohë që sipas listave të kompanisë CEZ ato janë 25 mijë.
Deputetët e opozitës refuzuan të marrin pjesë në votim dhe braktisën seancën pasi kërkuan që para miratimit të projektligjeve të thirreshin në seancë dëgjimore kompania CEZ dhe Shërbimi Social Shtetëror për të sqaruar e kujt është përgjegjësia për fryerjen artificiale të listave të këtyre pagesave.
Sipas kryetarit të Komisionit parlamentar të Çështjeve Sociale, Tritan Shehu grupet e interesit do t’i përgjigjen pyetjeve të deputetëve në një séancë të mëvonshme pavarësisht miratimit të projektligjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›