"Letra dashurie" rikthehet në TKK
TIRANË- Letrat e dashurisë mes Eni Janit dhe Neritan Liçaj do të rikthehen edhe një herë për publikun ditën e enjte, 1 mars, në Teatrin Kombëtar të Komedisë.
Nën regjinë e Kastriot Çipit, e gjithë shfaqja, përmes leximit të letrave që janë elementi simbolik i shfaqjes, është një mënyrë e re e komunikimit me spektatorin. "Nuk është një dashuri e letrave rozë, është dashuria e parë me të gjitha sfidat që i vendos jeta", e ka cilësuar regjisori lidhjen mes protagonistëve.
Aktorët do të lexojnë letrat që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin për rreth 50 vjet, duke zbuluar kështu karakteret e tyre dhe historinë e përbashkët. Autori Albert Ramsdell Gurney e ngre në veprën e tij edhe problematikën e magjisë së të shkruarit të letrave, në një kohë kur email-i apo sms po i zbehin marrëdhëniet.
Personazhet ulen në tryeza dhe lexojnë letra, pusulla që i kanë shkruar njëri-tjetrit për pothuaj 50 vjet. Ata flasin për shpresat, ambiciet, ëndrrat dhe zhgënjimet, fitoret dhe dështimet që kanë pasur në jetët e tyre të ndara. Megjithëse kanë ndjekur rrugë të ndryshme në jetë, janë mbajtur lidhur në një komunikim shpirtëror.
Shfaqja u shfaq premierë në ditën e Shën Valentinit dhe do të kthehet në sallën e TKK-së edhe këtë javë, ndërkohë që po në skenën e këtij teatrit në fundjavë do të ngjitet premiera e re "Familja në shi", me autor dhe regjisor Ilir Bezhanin.
(ma.ar/BalkanWeb)