Elbasan ARM gjobit tre komuna per plehrat

Agjencia Rajonale e Mjedisit në Elbasan ka gjobitur tre komuna për shkelje të rregullave dhe mos menaxhim të mbetjeve urbane brenda kritereve në territoret e këtyre njësive vendore. Sipas drejtorit të ARM Elbasan, inxhinier, Adi Madhi, ndaj komunave Qendër në Librazhd dhe komunës Pajovë në Peqin janë vendosur gjoba një milion lekë për mos menaxhim të plehrave në territorin e tyre. Ndërkohë është gjobitur gjithashtu edhe kryetari i komunës Sult në Gramsh me 100 mijë lekë për mos përgatitjen e dokumentave për përcaktimin e një fushe grumbullimi për plehrat . Drejtori i ARM-së në Elbasan Madhi shprehet se nga kontrollet e ushtruara nga inspektorët rezultoi se në territorin e këtyre komunave plehrat e mbeturinat urbane janë hedhur pa asnjë kriter, ndërkohë nuk është marrë asnjë masë për mbulimin apo trajtimin e tyre. Për pasojë plehrat janë kthyer në shqetësim për komunitetin dhe rrezikojnë jetën e banorëve.
Drejtori i Agjensisë së Mjedisit, Adi Madhi tha se, në përfundim të një aksioni në të gjitha njësitë vendore është konkluduar se në përgjithësi ato janë duke ndjekur procedurat në zbatimin e ligjit për menaxhimin e mbetjeve urbane. Këtu përfshihen bashkia Elbasan, komunat përgjatë lumit Shkumbin e Devoll dhe qytete të tjera të prefekturës. Për periudhën në vazhdim ARM do të vazhdojë nga kontrollet dhe do të penalizojë të gjithë njësitë vendore që nuk zbatojnë ligjin për mbetjet urbane.