Arrestohet 31 vjeçari, çonte klandestin në Greqi
Është arrestuar mbrëmjen e djeshme trafikanti Fitim Shyti, i cili tentoi të kalonte 4 persona klandestinë drejt territorit të Greqisë. Shyti e kryente këtë kalim kundrejt një shume prej 700 eurosh për person.
GJIROKASTER- Tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme katër persona në tokën greke, por bie në prangat e policisë. Fitim Shyti, nga fshati Krahs i rrethit të Tepelenës, ju ka premtuar katër personave nga qyteti i Fierit se do ti kalonte në tokën greke kundrejt pagesës prej 700 euro secili. 31 vjeçari Shyti bashkë me klandestinët e tjerë është kapur në flagrancë mbrëmë rreth orës 23:00 në aksin rrugur Përmet-Çarshovë kur ishin fare afër kufirit Shqiptaro-Grek. Këta shtetas janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe pas marrjes në pyetje 4 shtetasit nga Fieri kanë deklaruar se i kishin dhënë Shtytit nga 700 euro secili për kalimin e kufirit. 1 javë më parë në Liqenin e Butrintit në Sarandë humbën jetën 5 persona në tentativë për të kaluar në tokën greke dhe policia në të gjithë vendin ka rritur kontrollet në pikat kufitare, por sërish mbeten ende korridore të hapura për klandestinët.
(a.r/news24/balkanweb)