E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korrupsioni, pezullohet inspektori i Hanit të Hotit

Pezullohet nga detyra inspektori i doganës së Hanit të Hotit. Së bashku me një ish punonjës i policisë i dalë në reformë akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. 

SHKODER-  Një inspektor i Pikës së Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër ëhstë pezulluar nga puna pasi akuzohet për “shpërdorim detyre”, dhe ”Korrupsionit pasiv”. Sipas një njoftimi të policisë së Shtetit ka nisur hetimi ndaj inspektor Shaqir Hasanaj si ish-punonjësi i policisë, Tom Camaj, i dalë në reformë dhe aktualisht punonte si taksi.
Masa disiplinore ndaj Shaqir Hasanajt është marrë që t’i hapet rrugë hetimit për
veprat penale të ”Shpërdorimit të detyrës”, dhe ”Korrupsionit pasiv nga punonjës që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 248 e 259 te Kodit Penal.
Gjithashtu, Policia e Shtetit ftojnë subjektet dhe qytetarët që të denoncojnë në polici rastet e korrupsionit përmes numrit telefonik 129 ose duke kontaktuar me shërbimet përkatëse pranë çdo Drejtorie të Policisë në Qark.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›