Lezhë, mashtrimi i nxënësve alarmon policë dhe mësues
Gjimnazistët e Lezhës kanë gjetur një formë të rrezikshme për tu larguar nga mësimi. Qesja plastike e kontaminuar që çoi në spital 35 vetë pak ditë më parë po përdoret sërish.Kjo situatë alarmon mësuesit madje dhe forcat blu.
LEZHE- Ngjarja e ndodhur para pak ditësh në një gjimnaz të fshatit Gorre, në rrethin e Kurbinit, ku si shkak i përhapjes së një arome të keqe nga një qese plastike ku përfunduan në spital rreth 35 nxënës, tani po përdoret si argument për tu larguar nga orët e mësimit nga gjimnazistët në rrethin e Lezhës. Një ngjarje e tillë ka ndodhur në gjimnazin e fshatit Ishull Lezhë, ku janë gjetur 2 qese të hapura të lojës kineze, ndërsa një tjetër e pahapur. Kjo situate ka alarmuar mësuesit dhe nxënësit, të cilët janë shprehur se ndjehen keq duke kërkuar që të largohen nga shkolla. Për këtë ngjarje janë lajmëruar edhe forcat e rendit, të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar edhe një herë qeset plastike, të ashtuquajtur loja kineze. Fillimisht nxënësit janë shprehur se janë helmuar nga një lëndë e panjohur, por shumë shpejt kjo është hedhur poshtë nga uniformat blu, të cilat kanë bërë ajrosjen e sallave duke u kërkuar nxënësve dhe mësuesve që të qëndrojnë jashtë për pak minuta. Pasi u kanë treguar qeset e gjetura, uniformat blu kanë deklaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë helmin, por për veprime të ndonjë nxënësi apo grupi nxënësish të cilët kërkojnë që mësimi të mos zhvillohet. Pas më pak se 30 minuta, sallat e gjimnazit në Ishull Lezhe kanë qenë të gatshme për mësim, duke mos krijuar probleme në procesin mësimor.
(a.r/news24/balkanweb)