E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet 32-vjeçari, futi 43 koli me cigare kontrabandë



SHKODËR – Një person është ndaluar nga policia në Malësi të Madhe, pasi akuzohet për kontrabandë pasi denoncoi vjedhje të rreme, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA në Qarkun Shkodër. Ervin Xhaka, vjeç 32, lindur dhe banues ne lagjen ”10 Korriku” të qytetit Shkodër, është kapur në vendin e quajtur Zagore, Malësi e Madhe me një furgon i markës Fiat Ducato me ngjyrë të zezë me targë TR 9524 L, në pronësi të tij. Mjeti ishte i ngarkuar me 29 koli cigare, të markës MN dhe 14 koli cigare të markës “Respect”, si dhe nga 50 steka secila, pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave. Ervin Xhaka kishte bërë edhe kallëzim të rremë për vjedhjen e furgonit në fjalë. Policia tha se po punohet për gjetjen dhe kapjen e shoferit të mjetit, i cili është larguar dhe ka braktisur furgonin në momentin kur ka konstatuar forcat e policisë. Sakaq, ndaj pronarit të furgonit, Ervin Xhaka, dosja hetimore i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Kontrabandës me mallra të akcizës” dhe “Kallëzimit të rremë”.

E përplas mikrobusi në kryqëzim, vdes i moshuari

LEZHË - Një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur dje pasdite në qytetin e Lezhës. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se Ndue Luca, nga fshati Ishull Lezhë, u përplas me një mikrobus, teksa ishte duke udhëtuar me motoçikletën e tij. Aksidenti ndodhi pak më parë në aksin rrugor Lezhë- Fushë Krujë. "Ndue Luca, 70-vjeç, gjeti vdekjen e menjëhershme rreth orës 18:30, pasi u përplas nga një mikrobus me targa LE 7238A dhe një automjet tip "Benz" me targa LE 7588 A, tek kryqëzimi i aksit rrugor Lezhë-Fushë Krujë", thanë burimet e policisë. Pas ngjarjes, forcat e policisë mbërritën në vendin e aksidentit për të zbardhur shkakun e tij. I moshuari ka humbur jetën menjëherë sapo ka marrë goditjen nga automjeti.

Ndalohen dy të rinj, po shpërndanin heroinë

ELBASAN - Policia e Elbasanit ndaloi të mërkurën dy të rinj, të cilët akuzohen për veprën penale të "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim". Sipas burimeve zyrtare, Aldo Strugani, 22 vjeç, dhe Ersida Kovaçi, 19 vjeç, të dy lindur e banues në qytetin e Elbasanit, u ndaluan nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në banesën e 19-vjeçares, policia gjeti dhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale një sasi prej 2 gram lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në katër doza. Mësohet se në banesën e 22-vjeçarit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3.2 gram heroinë, e ndarë në pesë doza.

23 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›