E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në kufi, hetim për policin grek që qëlloi mbi 3 shqiptarët



Tiranë – Prokuroria Greke ka vendosur të hetojë policin i cili qëlloi me armë djet tre shqiptarëve, të cilët kishin kaluar kufirin në mënyrë ilegale në Veri të Greqisë. Ngjarja ku polici hapi zjarr mbi emigrantët ka ndodhur fare pranë fshatit grek Htisma. Fillimisht për të mbuluar krimin e vartësit të tyre krerë të policisë lokale thanë për mediat se shqiptarët ishin trafikantë droge.
Ngjarja
Sipas raporteve të policisë në mediat greke ngjarja ka ndodhur para tre ditësh në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë afër fshatit grek Htisma. Kanë qenë tre shtetas shqiptarë që sipas versionit të policisë greke ishin drejtuar drejt kufirit shqiptar dhe duke menduar se kanë përpara tyre trafikantë droge, policët greke të kufirit i kanë rrethuar dhe i kanë urdhëruar t’i kontrollojnë. Por ndërkohë një prej shtetasve shqiptarë ka tentuar të qëllojë me automatik kallashnikov, ndërkohë që policët grekë e kanë çarmatosur. Sipas të njëjtit version të pyetur nga policët grekë tre shqiptarët kanë pranuar ti dërgojnë ata drejt vendit ku kishin fshehur drogën. Por një prej tyre është përpjekur t’i rrëmbejë policit armën dhe pas një përleshjeje polici grek ka qëlluar mbi shtetasin shqiptar duke e plagosur rëndë në shpatull.
Plagosja
I plagosuri është dërguar në spitalin e Janinës dhe pavarësisht nga gjendja e rëndë shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Polica greke e Janinës ka nisur një hetim për ngjarjen dhe ka arrestuar në fillim policin grek. Si provë materiale është konfiskuar arma e tij në krehrin e së cilës është gjetur vetëm një fishek. Ky fakt vërteton se polici grek ka qëlluar disa herë ndaj shqiptarit. Por nga hetimet e deritanishme mësohet se asnjë gjurmë gishtash nga klandestinët nuk janë konstatuar në armën e policit grek. Për më tepër plumbi që ka goditur njërin prej klandestinëve në shpatull dëshmon faktin e kundërt se policia greke ka gjuajtur mbi shqiptarët, pra nuk ka pasur përleshje si dhe droga e cila nuk është gjetur. Dy shtetasit e tjerë shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet mbahen ne burg nga policia greke. Ajo që shkakton reagime është fakti se gjykata ka lënë të lirë policin grek, pasi ai ka kërkuar kohë për të mbledhur provat e nevojshme ndaj shqiptarëve të cilët i akuzon për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Vetëm nëse këto akuza hidhen poshtë nga gjykata tre shtetasit shqiptare do të lirohen.

23 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›