Arrestohet 32 vjecari, mbillte hashash ne vazo
TIRANE - Nje 32-vjecar eshte vene ne pranga nen akuzen e "shitjes se lendeve narkotike. Andi Sotiras, lindur dhe banues ne Tirane u arrestua dy dite me pare nga ana e specialisteve te seksionit Kunder Droges. Arrestimi i tij u krye pasi, ne baze te informacione te marra ne rruge operative, ku dhe pas nje kontrolli te ushtruar ne banesen e tij rezultoi se ne ballkonin e baneses ishin fshehur ne dy vazo, dy bime te mbjella me arome e karakteristika, si ato te bimeve narkotike kanabis sativa. Po ashtu ne banese te tij policia ka gjetur nje qese farmacie e mbushur me bime narkotike me peshe 0.8 gram. Ne cilesine e ne cilesine e proves materiale, 32 vjecarit iu sekuestruan sasia prej 0.8 gram, lende e dyshuar kanabis sativa, dy cope bime te mbjella te dyshuara narkotike, si dhe nje aparat telefoni celular. Materialet hetimore ne ngarkim te Sotirasit, i kaluan Prokurorise se Tiranes. Mbi te institucioni i akuzes ka ngritur akuzat e "shitjes se lendeve narkotike", si dhe te "kultivimit te bimeve narkotike". Dosja se bashku me provat gjate dites se sotme do te shkoje ne gjykate, ku do te caktohet masa e sigurise. R. C