Grabit me maskë, arrestohet 35-vjeçari

Grabitje me maska, foto arkiv
Një 43-vjeçare është grabitur nga maskat në qytetin e Gramshit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në vendin e quajtur “Ura e Trashovicës”.
Burime të Policisë bëjnë të ditur se, 43-vjeçarja M. Salla ka qenë duke kaluar në urë, dhe është grabitur nga 35-vjecari, Arjan Fejzo. Ky i fundit e ka kërcënuar me fjalë dhe me maskë i ka marrë 43- vjeçares me dhunë varësen e floririt, çantën e dorës, celularin si dhe 50 mijë lekë që ajo kishte me vete .
Pas denoncimit të bërë nga ana e 43-vjeçares, policia në pak orë ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë autorin e kësaj grabitje./ B.Nergjoni/