E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sokol Çomo zgjidhet Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Sokol Çomo është zgjedhur Kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të orës 11:00 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Çomo do ushtrojë mandatin 3-vjeçar në Krye të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ndërsa zgjedhja e tij u zhvillua me votim të fshehtë në prani të vëzhguesve ndërkombëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ku u zgjodh në mënyrë unanime.

Çomo do të fillojë ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, më datë 27 korrik, kur mbaron mandatin kryetarja në detyrë, Albana Shtylla.

Ky rezultat u miratua me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve nr. 60, datë 30 qershor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›