E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 34-vjeçarja, vidhte rroba

Një 34-vjeçare kishte gjetur një ide gjeniale për të pasuruar gardërobën e saj. Shkonte në qendrat tregtare dhe hiqej si e pasur. Vizitonte pavijonet e dyqanit dhe provonte disa rroba. Në trup arrinte të vishte edhe katër bluza dhe me një mekanizëm tip magnet, i cili çaktivizonte mikroçipin e alarmit, arrinte të vidhte veshje luksi. Policia e Tiranë tha dje se ka arrestuar Lindita Hajdarajn, 34 vjeç, lindur në Fier e banuese në Tiranë. "Shtetasja është kapur në flagrancë, duke vjedhur një sasi në një prej dyqaneve të një qendre tregtare. Këtë vjedhje dyshohet se e kryente me anë të një mekanizmi magnet, i cili shërbente për çaktivizimin e mikroçipit të alarmit të rrobave", thanë burimet nga policia e kryeqytetit, të cilët izoluan mjeshtren e vjedhjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›