Fier, gjendet kufoma e një 32-vjeçari

Kufoma e një 32-vjeçari është gjetur paraditen e sotme në fshatin Levan të Fierit. Sipas informacioneve bëhet fjalë për shtetasin Leonard Hazizi 32-vjeç i cili është gjetur nga banorët e këtij fshati pranë ish-repartit të tankeve të cilët më pas lajmëruan edhe policinë.
Dyshohet se 32-vjeçari është vrarë me automatik me tetë plumba në kokë dhe ekzekutimi i tij është bërë para dy ditësh.
Nuk dihen ende shkaqet e vrasjes së 32-vjeçarit por policia po punon për zbardhjen e vërtetë të ngjarjes.