E shtyp makina, vdes 5-vjeçarja
Shkodër- Një vajzë 5-vjeçare u aksidentua për vdekje nga një makinë, në qoshe të rrugës, pranë shtëpisë së saj.
Sipas burimeve polkicore, vajza quhet Amra Zenelaj, e cila nuk ka arritur të marrë dot ndihmën e nevojshme, pasi ka humbur jetën rrugës për në spital.
“Ngjarja ndodhi në 9.30 në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe”- thanë burimet policore. Makina, që përplasi vajzën u largua nga vendi i ngjarjes. Policia u vu në kërkim për të identifikuar autorin.
Mësohet se ai është identifkuar disa orë pas ngjarjes, por policia nuk bën ende me dije të dhënat rreth tij.