Arrestohet 42-vjeçari, vodhi një makinë luksoze

Në pranga ra shtetasi Kristjan Gani Zhote, 42 vjeç, lindur në Konispol dhe banues në Durrës. Ai u kap në bulevardin qendror në Tiranë.
Gjatë ecurisë së hetimeve të realizuar me metodat speciale të hetimit, ka rezultuar se autori i dyshuar pasi ka realizuar vjedhjen e mjetit ka telefonuar pronarin e këtij mjeti, duke i vendosur kushtin për kthimin e automjetit të vjedhur, në shkëmbim të një sasie parash.
Në sajë të ndërhyrjes së Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit kapja në momentin e shkëmbimit të parave dhe mjetit, të shtetasit Kristjan Gani Zhote, ndaj të cilit u mor masa e arrestit në flagrancë.
Ndërkohë, që pas një kontrollit të imtësishëm të ushtruar në banesën e këtij të fundit është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti Nisan dhe shuma e parave prej 1 mijë euro. Materialet për këtë çështje i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /S.Ll/Start/
2010-12-31 15:33
[