Riparohet njëra nga shtyllat e hedhura në erë me dinamit
TIRANË- Hedhja në erë e shtyllës së tensionit të lartë në Fushë-Krujë mbrëmjen e djeshme ka vënë në gadishmëri grupe ekspertësh dhe brigada të specializuara të avarisë, të cilët kanë mundur të vënë në punë njërën nga linjat e dëmtuara nga shpërthimi.
Drejtori i Mirëmbajtjes së Avarisë në OST Kujtim Qemalli sqaron për News 24 se do vazhdohet të punohet
për riparimin e defektit, ndërsa sqaron se nuk do të ketë kufizime të energjisë.
Ndërkohë vazhdojnë hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve, për shpërthimin e shtyllës së tensionit të lartë 220 kilovolt në Fushë Krujë.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Fushe-Krujë, riparohet njëra nga linjat e tensionit te lartë