Berisha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Sot festojmë më të lirë
TIRANË- Kryeministri Berisha nëpërmjet një mesazhi urimi për Vitin e Ri që po troket i drejtohet të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. “Si bashkëqytetar, prind, familjar, mik por edhe Kryeministri juaj, dua t’i bashkoj urimin tim, me atë të njerëzve tuaj të dashur, për një vit të ri, më të mirë, më të begatë, më të qetë për çdonjërin prej jush, miqtë dhe të dashurit tuaj. Uroj shumë gëzime, mbarësi, shpresë dhe lumturi për të gjithë ju dhe shqiptarët kudo që janë”, shprehet Kryeministri.
Duke deklaruar se shqiptarët do ta festojnë këtë vit të ri më të lirë dhe më me dinjitet se kurrë, kryeministri shprehet se në 2011-tën qeveria ka si prioritet integrimin e Shqipërisë në Europë.
“Sonte festojmë më të lirë dhe më me dinjitet sa kurrë më parë. Kjo, sepse ne arritëm që në vitin 2010 të shembim një mur shekullor izolimi por edhe paragjykimesh që na rrethonte dhe të shndërrojmë në realitet një nga ëndrrat më të bukura të jetës sonë, atë të lëvizjes sonë të lirë dhe dinjitoze në mbarë hapësirën europiane. Në memorien e secilit prej nesh dhe të historisë sonë, viti 2010 do të shkruhet me gërma të arta si viti i paharruar, viti i lëvizjes sonë të lirë në mbarë Europën. Shqipëria europiane, integrimi europian janë dhe mbeten projekti ynë më madhor për vitin 2011 e në vazhdim”,- tha Berisha.
(m.a/BalkanWeb)