E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ksera zhvillon vizitë dyditore në Turqi


Biseda mes dy Ministrave u zhvillua në një frymë tepër të ngrohtë miqësie, duke u përqendruar në bashkëpunimin mes dy vendeve dhe Qeverive veçanërisht në fushën e formimit profesional dhe të sigurimeve shëndetësore.

Ministri Ksera u ndal në domosdoshmërinë e bashkëpunimit në fushën e formimit profesional, si një fushë me interes të përbashkët si dhe në fushën e programeve të punësimit, të fokusuar kryesisht në punësimin e grave dhe personave me aftësi të kufizuar.

Delegacioni i Ministrisë shqiptare të Punës zhvilloi takime edhe me Inspektoratin e Punës së Turqisë, në të cilat u diskutua rreth eksperiencave të institucioneve respektive në përpjekjet e tyre për të arritur standardet e kërkuara nga BE në lidhje me reduktimin e aksidenteve në vendin e punës.

Homologët Ksera dhe Dincer diskutuan dhe ranë dakord për nënshkrimin, në një të ardhme të afërt, të protokollit të bashkëpunimit mes dy Ministrive në fushën e formimit profesional, e cila do të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave pozitive në këtë fushë, trajnimin e instruktorëve shqiptarë të qendrave publike në Turqi, hartimin e korrikulave në standardet e vendeve të BE, etj.

                                                                                             2010-12-30 16:47
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›