Nishani firmos ekstradimin e Prudentinos pritet përgjigjia e Italisë
TIRANE- Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani firmosi sot urdhrin për ekstradimin e Albino Prudentinos drejt Italisë ku ai akuzohet për veprimtari kriminale. Firma mbi vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës i cili dy javë më parë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë është vënë pikërisht sot në ditën e fundit të këtij viti, ku i hapet rruga ekstradimit të Prudentinos drejt Italisë brenda 12 janarit.
I takon Italisë tashmë të realizojë esktradimin e 59-vjecarit. Anëtari i 'Sacra Corona Unita' u arrestua më 29 shtator në një nga lokalet në pronësi të tij në zonën e "Ujit të Ftohtë" në Vlorë, ku qëndronte në Shqipëri prej disa kohësh dhe dispononte pasuri të paluajtshme si lokale, shtëpi dhe kazino. Ai u prangos me urdhër të lëshuar nga gjykata e Leçes në Itali për akuzat "bashkëpunim kriminal i tipit mafioz", "trafik droge", si dhe "grabitje në rrethana rënduese", vepra të parashikuara nga Kodi Penal italian, të cilat nëse vërtetohen, e dënojnë Prudentinon me më shumë se 25 vjet burg.
(m.a/News24/BalkanWeb)