Arrestohet 52-vjeçarja e “Green Card”
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kishte marrë të gjitha kompetencat e ambasadës amerikane duke u ofruar shumë personave punësim në këtë institucion, marrjen e kredive afatgjata nga Banka Amerikane dhe deri te pajisja me “Green Card”. Skema e mashtrimit ka vijuar për disa muaj, ndërsa viktimat e saj, pasi kanë paguar shuma të konsiderueshme dhe s kanë marrë asgjë, i janë drejtuar për ndihmë policisë. Plot 23 persona kanë rënë pre e mashtrimit të 52-vjeçares Hanëme Shandori, e cila ka rënë dje në prangat e policisë pas hetimeve disamujore.
Mashtrimi
Për t u punësuar në ambasadën amerikane apo për të jetuar legalisht në SHBA, deri dje nuk ka qenë endërr për 23 persona. Pasi i kanë besuar realizimin e projekteve një 52-vjeçarje nga kryeqyteti, i kanë dorëzuar shuma të konsiderueshme parash. Por mungesa e një përgjigjeje pozitive dhe humbja e kontakteve me Hanëme Shandorin, ka detyruar 23 personat t i drejtohen policisë duke kallëzuar mashtrimin. 52-vjeçaja prezantohej si punonjëse e ambasadës amerikane dhe seksere për hapjen e të gjitha shtigjeve drejt Amerikës. Madje, ajo u ka premtuar 16 personave nxjerrjen e kredive me interesa shumë ekonomike nga Banka Amerikane, por në këmbim të këtij “privilegji” ka marrë nga 160.000 lekë për çdo aplikant. Dokumentet për “Green Card”, aplikimet për punë në ambasadë dhe dosja për kreditë duhet t i dorëzohej 52-vjeçares. Kjo e fundit, pasi merrte paratë mbyllte çdo kontakt me klientët e saj.
Hetimet
Në policinë e kryeqytetit janë depozituar një numër i konsiderueshëm kallëzimesh për mashtrim në adresë të Hanëme Shandorit. Sektori i antikrimit ekonomik ka nisur menjëherë hetimet të cilat kanë zgjatur për disa muaj dhe vetëm dje është i mundur arrestimi i 52-vjeçares. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se pas një hetimi disamujor, i realizuar në ngarkim të së dyshuarës, duke përdorur të gjitha metodat speciale të hetimit, u arrit kapja dhe dokumentimi i veprimtarisë së kundërligjshme të saj. Sipas të njëjtave burime, dyshohet që 52-vjeçarja ka mashtruar qytetarë të ndryshëm, duke u prezantuar si punonjëse pranë ambasadës amerikane në Tiranë, dhe u premtonte personave të ndryshëm, me motivacionin se do t i punësonte pranë kësaj ambasade. Krahas këtyre mashtrimeve, bazuar në kallëzimet e marra nga të dëmtuarit, e sipërcituara u premtonte edhe nxjerrjen e marrjen e vizave në ambasadën amerikane, kundrejt përfitimit të shumave të konsiderueshme parash. Sipas policisë mësohet se Hanëme Shandori, fillimisht u kërkonte si garanci, shumën e parave prej 160 000 lekësh për person, duke u premtuar lehtësimin e proçedurave për marrjen e kredive bankare, pranë Bankës Amerikane në Tiranë. Kështu, 19 qytetarë të dëmtuar prej saj kanë kallëzuar atë në polici.
Dokumentet e sekuestruara
Gjatë një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në ambientet e banesës së saj, iu gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, praktikat e rreth 23 qytetarëve të ndryshëm, dokumentacion të cilin e paraqisnin pranë saj, me synim, punësimin apo për t u nxjerrë vizë në drejtim të SHBA. Pas arrestimit, policia ka ngritur akuzat për veprën penale të “Mashtrimit më shumë se një herë”.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008