E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 40-vjeçarit, posedonte 2 kg drogë

Autori i Lajmit: red.
Një 40-vjeçar është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës me akuzën e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bënë të ditur se Lime Harizaj, banor i Tiranës, u arrestua në flagrancë mbrëmë rreth orës 18.00, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij në rrugën “Aleksandër Moisiu”. Sipas të njëjtave burime mësohet se agjentët e antidrogës i gjetën e më pas i bllokuan, në cilësinë e provës materiale, sasinë prej 2 kg e 312 gr lëndë e dyshuar narkotike, kanabis sativa, e vendosur në 50 qese të vogla farmacie. Lime Harizaj tashmë do të procedohet për veprën penale të “prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›