E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacionet antidrogë

Autori i Lajmit: red.
Në shtatë muaj janë zhvilluar 20 operacione nga të cilat 5 ndërkombetare, të gjitha nga sekesioni i luftës kundër trafiqeve. Shifrat janë bërë publike në analizën shtatëmujore të Ministrisë së Brendshme sipas të cilës mësohet se vetëm gjatë këtij viti janë 224 persona nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Gjithashtu mësohet se nën masën e sekuestros janë vënë dhe 813 gr kokaine, 2.027 kg hashash, si dhe 80.950 rrënjë të asgjësuara, ndërkohë në 2003, 2004, 2005 sasia e sekuestruar në Itali ka qenë 3 deri në 4 tonë. Në 2007 vetëm 100 kg. Uniformat blu kanë zhvilluar 22 operacione ose 4 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, në të cilat janë goditur 18 grupe kriminale me 115 të arrestuar nga të cilët 21 shtetas të huaj.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›