Mbytet me litar 20-vjeçari, plagoset i vëllai
Autori i Lajmit: red.
Një djalë 22-vjeç ka mbetur i vdekur, ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë pas një sherri me një 30-vjeçar, i cili u ngacmonte motrën. Flogert Toska, 22 vjeç është vrarë dhe vëllai i tij 17-vjeçar, Xhuliani, është plagosur rëndë pas grindjes në një dasmë. Ndërsa si autor të dyshuar të krimit, policia ka identifikuar 30-vjeçarin Arben Dhano, të tre nga një fshat i Fierit. Burime nga policia bëjnë të ditur se djali 22-vjeçar Flogert Toska, ka gjetur vdekjen duke u mbytur me një litar, kurse vëllai i tij, është plagosur me një kaçavidë. Krimi i rëndë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së martës në Pishporo, një fshat pranë qytetit të Fierit. Burime nga policia bëjnë të ditur se pas hetimeve paraprake mësohet se gjithçka ka ndodhur mbrëmë në një lokal në Pishporo, ku dy vëllezërit Toska ndodheshin si të ftuar në gostinë e një dasme. Nga dëshmitë dhe provat në vendngjarje, policia zbardhi se i dyshuari Arben Dhano e ka tërhequr jashtë lokalit Flogert Toskën dhe pasi 22-vjeçari ka dalë jashtë, e ka shtyrë mbrapa mureve të barit dhe e ka mbytur me një copë litar.
Pak çaste më vonë, nga lokali ka dalë për të parë ku shkoi vëllai, edhe 17-vjeçari Xhuljan Toska. Ky i fundit ka parë Flogertin që po jepte shpirt dhe është tmerruar nga skena makabre. Por i dyshuari Arben Dhano nuk është mjaftuar vetëm me faktin që i mori jetën Flogertit. Ai iu vërsul dhe Xhuljanit, këtë radhë duke përdorur një kaçavidë dhe ia nguli në qafë duke e përgjakur. Menjëherë pas krimit të dyfishtë, i ndihmuar dhe nga disa shokë të tij, i dyshuari u zhduk nga vendi i ngjarjes dhe tani po kërkohet nga policia. Sipas policisë, mësohet se i dyshuari Arben Dhano, ishte vënë disa herë kohët e fundit përballë dy vëllezërve Toska, të cilët i kishin tërhequr vëmendjen për faktin se ai u ngacmonte rregullisht motrën e tyre të vogël. Mësohet se ky ka qenë motivi i ngjarjes së rëndë, shënuar dy net më parë në Fier.
Ky lajm është publikuar: 21/08/2008